LAJMI I FUNDIT:

Alibaba i shtohet listës së ndalimeve të ICO-ve

Alibaba i shtohet listës së ndalimeve të ICO-ve

Sipas një njoftimi për media, përcjell Telegrafi, dyqani kinez i blerjeve në internet Taobao, një degë e gjigantit të shitjes me pakicë Alibaba, do të ndalojë dyqanet në platformë nga ofrimi i shërbimeve në lidhje me Ofertën Fillestare të Monedhave (ICO).

Deklarata zyrtare ofron një përditësim të kufizimeve të mëparshme të kriptovalutave të firmës, të cilat i ndaluan konsumatorët e Taobao nga shërbimet që lidhen me kriptovaluta si Bitcoin, si dhe nga ofrimi i mësimeve të minierave të kriptovalutave, makineritë e minierave të Bitcoin dhe pajisje të tjera përkatëse.


Vlera e Bitcoin ra për shkak të blerësve 'të infektuar' nga euforia
Lexo po ashtu Vlera e Bitcoin ra për shkak të blerësve 'të infektuar' nga euforia

Taobao tha se dyqanet të cilat shkelin rregullat e reja dhe vazhdojnë të ofrojnë shërbime të ndërlidhura me ICO, të tilla si shërbimet e shkrimit të letrave të bardha, do të pësojnë masa ndëshkuese.

Një ICO është një mjet për të mbledhur fonde përmes të cilave kompanitë lëshojnë token dixhital në këmbim të kriptovalutave si Bitcoin. /Telegrafi/