LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti ju bën thirrje partive opozitare të bëhen bashkë

Ali Ahmeti ju bën thirrje partive opozitare të bëhen bashkë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në intervistën e tij për ‘Kosovapress’ thotë se partitë e vogla duhet të bëhen bashkë, me qenë se, siç thotë ai, më shumë se dy parti shqiptare në vend i bëjnë dëm atyre duke u bërë kështu shpërndarja e votës.

“Ne jemi përcaktuar të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Urojmë që partitë e vogla të bëhen bashkë sepse për ne shqiptarët në Maqedoni më shumë se dy parti janë të dëmshme për shqiptarët për arsye se shqiptarët i bëjnë të parëndësishëm dhe shumë parti bën shpërndarjen e votës dhe se me këtë shpërndarje humben mandatet”, thotë Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, elektorati i BDI-së është një nga elektorate më stabil ndërsa ende ka punë për t’u bërë në Maqedoni.

Ahmeti thotë se në Maqedoni ende ekziston nevoja e partive etnike dhe se shqiptarët duhet të përfaqësohen nga partitë shqiptare.

“Në këtë vend akoma ka nevojë që shqiptarët të përfaqësohen nga partitë politike shqiptare me dinjitet por edhe me përgjegjësi, sepse të gjitha kërkesat e shqiptarëve nuk arrin t’i plotësojë partie e bllokut maqedonas sepse akoma ka paragjykime”, thotë Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori