LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo Tonale Hybrid i bashkohet Karabinierëve, forcës policore të Italisë

Alfa Romeo Tonale Hybrid i bashkohet Karabinierëve, forcës policore të Italisë

Alfa Romeo Tonale po i bashkohet Karabinierëve, forcës policore të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve do t’i dorëzojë agjencisë italiane 400 crossover hibride nga korriku deri në fund të vitit 2024.


Hibridi Tonale përdor një motor me katër cilindra të elektrizuar 1.5 litra që prodhon 163 kuaj fuqi që kombinohet me transmisionin automatik me shtatë shpejtësi.

Ata do të jenë “të veshur” me ngjyrën tradicionale kuq e blu – me një çati të bardhë.

Alfa nuk ka qenë i vetmi prodhues i automjeteve që ka furnizuar karabinierët me automjete ndër vite – me SEAT që për shembull në vitin 2015 i dorëzoi disa Leon organizatës. /Telegrafi/