LAJMI I FUNDIT:

Alexandria Ocasio-Cortez do të sponsorizojë rezolutë në Kongres, që dënon përdhunimet gjatë luftës në Kosovë

Alexandria Ocasio-Cortez do të sponsorizojë rezolutë në Kongres, që dënon përdhunimet gjatë luftës në Kosovë

Bashkia e Nju Jorkut në SHBA të hënën ka organizuar një manifestim për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në manifestimin e organizuar, përveç udhëheqësve bashkiakë, kishte edhe përfaqësues të Kongresit amerikan.


Kongresistja amerikane nga radhët e demokratëve, Alexandria Ocasio-Cortez, tha me këtë rast se do të bashkësponsorizojë një rezolutë në Kongres, që dënon përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Ajo në këtë manifestim në fustan mbante një karficë të punuar me dorë nga të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës në Kosovë.

Ndryshe në manifestimin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Bashkisë së Nju Jorkut, komuniteti shqiptar organizoi një program artistik me motive kombëtare.