LAJMI I FUNDIT:

Aleksov: Nuk besoj që do të zbatohet marrëveshja

Aleksov: Nuk besoj që do të zbatohet marrëveshja

Kryetari i asociacionit “Most”, Darko Aleksov, duke komentuar marrëveshjen e arritur mes katër partive politike është shprehur pesimist në realizimin e saj.

Ajo që ndodhi në periudhën e kaluar prej një viti e gjysmë nuk na jep të drejtë të themi se më 31 gusht aktorët politik do të ulen dhe të thonë se e gjithë kjo është e mirë dhe se do të shkohet në zgjedhje, ka thënë Aleksov në një intervistë për Evropën e Lirë.


“Asociacioni Most në 14 vitet e kaluara asnjëherë nuk i ka trajtuar marrëveshjet politike. ‘Most’ trajton vetëm sistemin dhe proceset në sistemin, pasi vetë sistemi është i përbërë nga procese. Pavarësia e sistemit dhe pavarësia e proceseve janë prioritet tona, që zaten përfshihen edhe në reformat urgjente”, ka thënë mes tjerash Aleksov.