LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kuvendin Qendror të partisë

Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kuvendin Qendror të partisë

Aleanca për Shqiptarët do të mbajë sot Kuvendin Qendror të kësaj partie në Shkup, ku do të konfirmohet dorëheqja e Ziadin Selës.

Ushtruesi i detyrës së re të kryetarit duhet të zgjidhet në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët.


Më 21 gusht të këtij viti, Sela dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat.

Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.

Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH-së në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti.

Gjithashtu, në Kuvend pritet të diskutohet edhe për dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga pozita e koordinatores së grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.