LAJMI I FUNDIT:

‘Aleanca për Shqiptarët’ padi kundër koalicionit RDK-Uniteti me të të njejtin emër (Video)

‘Aleanca për Shqiptarët’ padi kundër koalicionit RDK-Uniteti me të të njejtin emër (Video)

Partia “Aleanca për Shqiptarët” e Ziadin Selës ka dorëzuar deri në Gjykatën Administrative aktpadi kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” për shkak të kontestit me përdorimin e emrit dhe emblemës së njëjtë në listat zgjedhore.

Çështjen e padisë kundër “Koalicionit parazgjedhor Aleanca për Shqiptarët RDK UNITETI” , për Alsat M e vërteton avokati i partisë ‘Aleanca për Shqiptarët’ të Ziadin Selës, Halil Fetai. Gjykata Administrative ka afat prej 48 orësh nga momenti kur dorëzohet padia, që ta shqyrtojë të njëjtën dhe të jep mendimin e saj lidhur me lëndën përkatëse.


Nga ana tjetër Vesel Memedi i RDK-së insiston se nuk heq dorë nga emri, ngjyrat dhe logoja e partisë, dhe se në zgjedhjet lokale do të garojnë me po të njëjtin simbol. Ditë më parë partia e Selës kërkoi nga KSHZ-ja shqyrtimin e kësaj çështjeje, por nga ky institucion thanë se një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tyre . Nga KSHZ thanë se për ta emërimi i të dyja palëve me emër të njëjtë nuk paraqet pengesë juridike dhe se për KSHZ-në janë të pranueshme.

Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më shtatë shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët është regjistruar më 14 shtator të këtij viti me adresë në Çair. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, LR PDSH, RDK dhe Uniteti garuan si koalicion parazgjedhor me emrin “Aleanca për Shqiptarët” dhe siguruan tre deputetë së bashku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori