LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët: Koalicioni BDI-OBRM-PDUKM ia shton lukset kryetarit të Komunës së Çairit

Aleanca për Shqiptarët: Koalicioni BDI-OBRM-PDUKM ia shton lukset kryetarit të Komunës së Çairit

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët (ASH), thuhet se “bashkëpunimi BDI-OBRM-PDUKM ka filluar të thellohet edhe në qeverisjen lokale, përskaj bashkëpunimit të tyre evident në nivel qendror”.

“Se këto dy parti vazhdojnë të favorizojnë njëra tjetrën si partnerë të mundshëm për zgjedhjet e 12 prillit shihet qartë nga qëndrimet e përafërta dhe mbështetja e ndërsjellë kur bëhet fjalë për sjellje të vendimeve. Kështu ndodhi edhe sot në Çair, ku anëtarët e BDI-së OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së votuan pro buxhetit vjetor të Komunës së Çairit.”, thonë nga ASH, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga ASH thonë se këshilltarët e tyre kanë reaguar ndaj këtij vendimi për shkak se nuk ka mundësi që një buxhet të aprovohet pa analiza se ku duhet të shkojnë këto para dhe se Komuna e Çairit punoi kundër qytetarëve të vet, pa u dhënë asnjë mundësi që ata të shprehen se ku, si dhe në cilat projekte do të ndahen këto para.

“Me sjelljen e këtij vendimi, buxheti i Komunës së Çairit i mundëson kryetarit të komunës nga 5.000 mijë euro shpenzime të lejuara deri më tani, rritje në 10.000 euro. Kjo do të thotë se buxheti shkurton nga kërkesat reale të qytetarëve, për t’i mundësuar luks më të madh kryetarit të komunës. Analizat paraprake që duhet të bëhen për sjellje të vendimeve të këtij lloji, me rëndësi të veçantë për vetë banorët tregon qartë jo transparencën e komunës për obligimet që ka ndaj banorëve të saj”, shprehen nga ASH duke shtuar se veç këtij vendimi, BDI me ndihmën e OBRM-PDUKM-së bëri zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Komunës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori