Aleanca për Shqiptarët kërkon të përfshihet edhe Kosova në Kushtetutën e Maqedonisë
Deri te Kuvendi i Maqedonisë kanë arritur shtatë amendamente të propozim-amendamenteve të Kushtetutës. Dy janë nga Aleanca për Shqiptarët, një nga Lëvizja Besa, një nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe tre nga grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit. Amendamente nuk kanë propozuar grupet kuvendare të OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe LSDM-së.
Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nga Aleanca për Shqiptarët kanë një propozojnë që neni 2 paragrafi i dytë , fjalët “maqedonase/qytetarë” të ndryshohen me fjalën “qytetarë”, ndërsa në arsyetim thuhet se kërkohet të mundësohet barazia në deklarimin e shtetësisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli gjithashtu kërkojnë ndërhyrje në të njëjtin nen të ligjit kushtetues por edhe ata propozojnë që ky ligj të jetë “Nga dita e hyrjes në fuqi të amendamentit XXXIII, qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore kanë shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore”.
Amendament për të njëjti nenit 2 të ligjit kushtetues ka dorëzuar edhe Muhamed Zekiri nga LSDM. Këtë herë kërkesa e tij është precizimi i nenit ku në fund të fjalisë shtohen fjalët “që nuk e cakton apo paragjykon përkatësinë e qytetarëve”.
Amendament të përafërt ka dorëzuar edhe grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së dhe propozojnë që në nenin 2 pas fjlaës “Maqedonia” të shtohen fjalët “që nuk përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve”. Ata këtë amendament e propozojnë për të ketë dallime midis shtetësisë dhe përkatësisë etnike për të gjithë qytetarë Maqedonisë, dhe se nuk do të jenë maqedonas veriorë por maqedonas, ashtu siç pjesëtarët tjerë do të jenë shqiptarë, serbe, vlleh, romë, boshnjak.
Amendamenti i dytë i Selës dhe Rashidit nga ASh-ja kërkohen që të shtohen “Kufiri shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe kufiri i saj i saj i përhershëm me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Bullgarisë, Republikën e Greqisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”. Në arsyetimin ata mes tjerash thonë se diçka e tillë është e pashmangshme për shkak se Republika e Maqedonisë e ka pranuar Republikën e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën