NATO-ja ekziston në Evropë për t’i mbajtur “rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”. Këtë e ka deklaruar dikur në një ambient shoqëror, sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, lordi britanik Hastings Ismay. Me këtë ai shqiptoi një pikëpamje të përhapur të viteve të para: nga Lufta e Dytë Botërore e nisur nga Gjermania kishin kaluar vetëm pak vjet, Bashkimi Sovjetik kontrollonte të gjithë gjysmën lindore të Evropës, duke përfshirë edhe pjesën lindore të Gjermanisë dhe amerikanët në fillim po mendoheshin a ta linin sërish Evropën të merrej me veten dhe ndoshta nën një ndikim më të madh sovjetik.
Por, Gjermania nuk u mbajt për shumë kohë “poshtë”, të paktën jo pjesa perëndimore: në vitin 1955 Gjermania u bë anëtare e NATO-s, ndërsa RDGJ hyri në Traktatin e Varshavës të dominuar nga sovjetikët.
Lufta e Ftohtë me baraspeshën e saj të frikësimit reciprok zgjati rreth 40 vjet. Gjendja ishte e tendosur, por edhe e qëndrueshme. Në kuadër të negociatave të çarmatimit me Bashkimin Sovjetik, Presidenti i atëhershëm Roland Reagan deklaroi në vitin 1988 se “në radhë të parë qëndron për mua ruajtja e një partneriteti të fortë dhe të shëndetshëm midis Amerikës së Veriut dhe Evropën. Interesat e këtij partneriteti ne nuk do t’i sakrifikojmë asnjëherë për ndonjë marrëveshje me Bashkimin Sovjetik.”
Në vitet 1989/1990 gjendja ndryshoi në mënyrë radikale. Komunizmi pësoi kolaps, Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Fuqitë fituese të Luftës së Dytë Botërore ranë dakord që Gjermania të ribashkohet si anëtare e NATO-s. Brenda pak vitesh, shumica e shteteve të Traktatit të Varshavës, si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike u bënë anëtare të NATO-s.
Ndërkohë është kthyer një situatë e ngjashme si në luftën e ftohtë. Rusia thotë se ndihet e kërcënuar nga zgjerimi në Lindje i NATO-s dhe armatoset. Kjo e frenon një zgjerim të mëtejshëm të aleancës. Gjeorgjia dhe Ukraina për shembull mund të kenë pak shpresa për anëtarësim në NATO, sepse Aleanca nuk do konflikte të reja brenda saj.
Konflikte NATO-ja ka mjaft. Që në vitet 1990, ajo angazhohet gjithnjë e më shumë jashtë territorit të Aleancës. Në Gjermani, me historinë e saj nacionalsocialiste, kjo ngjalli në fillim diskutime të ashpra. Ndërkohë Gjermania merr pjesë në një sërë misionesh në botën e jashtme, për shembull në Ballkan dhe në Afganistan.
Një herë të vetme në historinë e saj 70-vjeçare e aktivizoi NATO-ja klauzolën e mbrojtjes reciproke, dhe kjo ndodhi pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA. Por për pasojat u ndez një grindje e madhe, e cila e përçau NATO-n për shumë vjet.
Prej marrjes së mandatit nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump dy vjet më parë, NATO-ja ndodhet sërish nën presion. Trumpi i ka vënë disa herë pikëpyetje kuptimit të ekzistencës së NATO-s dhe detyrimin për mbrojtje kolektive. Në vitin 2018 ai pyeti se për se duhet të mbrojnë SHBA një vend të vogël si Mali i Zi dhe të rrezikojnë me këtë shpërthimin “e një lufte të tretë botërore”. Ai ka kërcënuar edhe që mbrojtje amerikane do të ketë vetëm për ata, që paguajnë sa duhet. Para së gjithash është Gjermania, të cilën ai e ka akuzuar se shpenzon shumë pak për mbrojtjen. Në takimin më të fundit të nivelit të lartë të NATO-s në vitin 2018, Trumpi i zbuti fjalët e tij. “NATO-ja është shumë e rëndësishme, por NATO-ja e ndihmon Evropën më shumë se na ndihmon ne.”
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në të njëjtin takim se Gjermania i dedikon shumë NATO-s. “Por Gjermania edhe kontribuon shumë për NATO-n. Dhe ne vazhdojmë që deri sot të jemi shumë të angazhuar në Afganistan, dhe me këtë ne mbrojmë edhe interesat e SHBA.”
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi pak kohë më parë: “Nuk është e gdhendur në gur që lidhja transatlantike do të ekzistojë gjithnjë”. Por kjo qe më tepër nxitje për Berlinin. Stoltenbergu shtoi: “Në historinë e NATO-s kemi pasur shumë ndryshime në mendime, por i kemi kapërcyer ato herë pas here. Sepse në fund ne ramë të gjithë dakord, që Amerika e Veriut dhe Evropa janë më të sigurta së bashku.” /DW/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Inteligjenca britanike: Ukraina thyen linjën e parë të mbrojtjes ruse

Cilat janë shtetet me 'njerëzit më të vetmuar' në Evropë?

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

De Bruyne shpjegon pse Interi do të jetë problematik për Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve

Katër fëmijë gjenden të gjallë në xhungël - 40 ditë pas një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi

Deri më 18 qershor mot me shi dhe rrezik që në disa zona të ketë breshër

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse