0Shares

Konteksti historik është ruajtur plotësisht ndërsa e drejta për vetëvendosje është pranuar nga Greqia. Unë jam i gatshëm të paguaj çmimin politik, por ia vlen për Maqedoninë. Jam thellësisht i bindur se ne po sigurojmë të ardhmen për gjeneratat që vijnë, tha kryeministri Zoran Zaev para deputetëve në debatin e sotëm mbi propozim amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë replikave në mes deputetëve në Komisionin për Çështje Kushtetuese për propozim amendamentin e dytë, kryeministri Zaev theksoi se nuk do të ketë marrëveshje tjetër më të mirë dhe se të dyja palët përfitojnë nga marrëveshja.

Deputeti Ilija Dimovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së propozoi që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë të përfshihen edhe tri dokumente: Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nga viti 1991, si dhe kushtetuta e kryengritjes Kresnës dhe kushtetuta e parë e TMORO-së.

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja “Besa” sot përsëritën se hapja e ndryshimeve kushtetuese është një moment i mirë për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura dhe sugjerojnë që Maqedonia në Preambulë të përkufizohet si shtet multietnik.

Për këtë kërkesë të Alencës dhe Besës replikoi kryeministri Zaev, i cili tha se cilësia e arritjes së barazisë mund të diskutohet, por barazia e plotë në pjesën e formulimit nuk është plotësisht e justifikuar, sepse ekzistojnë shtete kombëtare si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)