LAJMI I FUNDIT:

Albulena Haxhiu tregon pse LVV nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Supremes

Albulena Haxhiu tregon pse LVV nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Supremes

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka vendosur të mos të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ia pamundëson kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe vetë asaj kandidimin për deputet.

Por, sipas saj, vendimi i Supremes nuk ishte i drejtë.


“Ne e kemi bërë një reagim të shkurtër për media, ku thamë që Gjykata Supreme e vërtetoi atë që ne kemi thënë, sepse aty thuhet që dënimet nuk kanë pasur dënime juridike, ashtu siç kemi thënë edhe ne. Ne mendojmë që Gjykata Supreme hoqi dorë nga kompetencat e saj, sepse edhe në rastin e Zafir Berishës kishte vërtetuar që nuk mund t’i ndalohej askujt e drejta e kandidimit nëse nuk ka një dënim plotësues”, tha ajo në Kallxo Pernime.

Haxhiu ka dhënë edhe arsyet se pse partia e Albin Kurtit nuk do ta ankimojë aktgjykimin e Supremes në Kushtetuese.

“Tani, situata është kështu si është, nuk do të ketë ndonjë ankesë të radhës, por ne do të punojmë fuqishëm që LVV të marrë shumicën dërmuese”, shtoi ajo.

“Arsyeja se pse kemi vendosur që mos ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë edhe me rrezikun për shtyrjen e zgjedhjeve. Për LVV-në por edhe për qytetarët e Kosovës, zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme, ato duhet të mbahen gjithsesi. Vlerësimi i ekipit të juristëve ka qenë që, Gjykata Kushtetuese do të mund të merrte një masë të përkohshme”, thotë ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori