LAJMI I FUNDIT:

ALBED – biznesi familjar kosovar që po i prek majat e suksesit ndërkombëtar!

ALBED – biznesi familjar kosovar që po i prek majat e suksesit ndërkombëtar!

E themeluar në vitin 1992 si biznes familjar, kompania e prodhimit të mobilieve ALBED është shembulli më i mirë se si kualiteti i lartë kur kombinohet me përkushtim sjell sukses të jashtëzakonshëm!

Me qendër në Vushtrri, kapaciteti prodhues i ALBED i mbulon kategoritë si dhoma e fjetjes, dhoma e ndejës, kuzhina, etj.

Gërshetimi i stilit me funksionalitet ka bërë që prodhimtaria e kompanisë të synojë edhe tregun evropian – madje duke korrur edhe suksese të mahnitshme ndërkombëtare.

Në fakt, vetëm së fundmi kompania është shpërblyer me çmim për Dizajn të Produktit nga prestigjiozja “Big See” për shtratin modern të prodhuar nga ALBED.

Kompania Albed shpallet fitues nga “Big SEE” për këtë shtrat mahnitës!
Lexo po ashtu Kompania Albed shpallet fitues nga “Big SEE” për këtë shtrat mahnitës!

Me një staf të trajnuar me metodologjinë më të avancuar, ALBED ju ofron të gjithëve mundësinë që një hapësirë të caktuar ta ndërtoni sipas dëshirave dhe kërkesave tuaja, me prodhim të kustomizuar të mobilieve e shumëçka tjetër!

Me vizion nga e ardhmja dhe trashëgimi tradicionale, ALBED është sinonim i suksesit vendor duke e shtrirë ekspertizën edhe në vende të ndryshme evropiane, por duke eksportuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikull i sponzorizuar