LAJMI I FUNDIT:

Albana Luta zgjidhet kryesuese e Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit

Albana Luta zgjidhet kryesuese e Komisionit në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit
Foto: Arkiv

Albana Luta është zgjedhur kryesuese e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në votim kanë marrë pjesë 94 deputetë, 70 vota ishin për Albana Lutën, 12 vota të pavlefshme dhe 12 vota ishin për Arsim Rashitin, transmeton Telegrafi.


Mandati i Albana Luta do të jetë tre vjeçar.

Seanca është duke vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës, ku pritet zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. /Telegrafi/