Këngëtari Alban Mehmeti ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij viti.

Ai ka realizuar disa këngë, të cilat janë pritur mirë nga publiku, ndërsa ka qenë vazhdimisht i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.


Albani është baba i një djali, ndërsa së shpejti, ai dhe bashkëshortja e tij Fjolla, pritet të bëhen prindër për herë të dytë.

Aroma e festave duket se ka mbërritur në shtëpinë e këngëtarit, dhe këtë e kanë vërtetuar edhe disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.

alban3

Çifti kanë realizuar një set të veçantë fotografik për fundvit, para aparatit fotografik të taulant Boshnjakut.

Ata shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa bien ë sy barku i rrumbullakosur i Fjollës, e cila duket e ngazëllyer që 2018-ta do ta gjejë nënë për herë të dytë.

alban2

Fotografitë në fjalë janë pasuar me pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tyre. /Telegrafi/

alban1

taulantboshnjakuu 23 12 2017 13 3 57 412 1

taulantboshnjakuu 23 12 2017 13 3 58 866