Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.

Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.


Ajo përgjigjej duke thënë “18 shkurt”, ndërkohë që data e saktë është 17 shkurt, një gabim që nuk i shpëtoi as syve të publikut dhe komentuesve.

Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.

Përgjigjja e saj e papritur ishte “Hashim Thaçi”, duke krijuar një situatë që u komentua gjerësisht si një prej huqjeve më të mëdha të saj gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/