LAJMI I FUNDIT:

Alarm i shkallës së fundit: Angela Merkel dhe Turqia

Alarm i shkallës së fundit: Angela Merkel dhe Turqia

Jens Thurau

Të hënën e kësaj jave, kur u arrestua bordi drejtues i gazetës “Cumhuriyet” në Turqi, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, u shpreh se Gjermania është mjaft e shqetësuar. Liria e shtypit është tejet e rëndësishme. Në të njëjtën kohë, kreu i Të Gjelbërve, Cem Özdemir, u shpreh se nuk ka më liri mendimi në Turqi dhe se ky vend nuk mund të bëhet më anëtar i BE-së. “Kush do të fusë dënimin me vdekje, mund të bashkohet me Korenë e Veriut, por jo me Bashkimin Evropian.” Fjalë të qarta.


Njëri flet për qeverinë, tjetri për opozitën. Këto janë role të ndryshme. Por, ndërkohë kancelarja e ka kuptuar se Gjermania dhe BE duhet që zhvillimeve në Turqi t’ua vënë emrin ashtu si e kanë. Tani ajo flet për zhvillime në masën më të lartë shqetësuese.

E trishtueshme. Shumë alarmuese. Këto janë fjalë të qarta, që shumë kanë dashur t’i dëgjojnë prej kohësh nga kancelarja gjermane. Fakti që asaj iu desh shumë kohë, ka dy arsye: Politika e refugjatëve të BE-së dhe lidhjet e veçanta me Turqisë dhe Gjermanisë.

Kriza e refugjatëve: Merkel është e varur nga Turqia në krizën e refugjatëve. Marrëveshja me Turqinë është struktura e vetme mbi të cilën është mbështetur Merkel. Tani, ministri i Jashtëm Cavusoglu kërcënon me prishjen e saj, nëse nuk bëhet realitet liberalizimi i vizave për turqit. Por, kjo nuk do të ndodhë, nëse Evropa nuk do ta humbasë tërësisht fytyrën para Erdoganit. Tani që Merkel gjen fjalë të qarta për mënyrën e veprimit ndaj gazetarëve, duket si një indikator që edhe ajo nuk beson më në lidhje me Ankaranë në çështjen e refugjatëve. Ende nuk dihet se si duhet të formësohet një politikë e re për refugjatët.

Hezitimi i gjatë i Merkelit ka të bëjë edhe me lidhjen e veçantë të Gjermanisë me Turqinë. 4,5 milionë turq apo gjermanë me origjinë turke jetojnë në vend. Nëse vendlindja e tyre kthehet në një diktaturë, kjo ka pasoja për Gjermaninë. Merkel e ka ditur këtë. Nëse hezitimi i saj ka këtë kontekst kjo është e shpjegueshme.

Por, vetë kancelarja nuk ka qenë asnjëherë përkrahëse e idesë së pranimit të Turqisë në BE. Në mandatin e saj u përdor koncepti magjik i “partneritetit të privilegjuar”, që nuk do të thoshte gjë tjetër, veçse skepticizmin për një anëtarësim të plotë. Për një kohë të gjatë konservatorët gjermanë (edhe në vende të tjera) nuk mund ta përfytyronin të pranonin një vend mysliman si anëtar të BE. Nën qeveritë e mëparshme turke, shanset të paktën ekzistonin. Nën qeverinë aktuale jo më. Kjo është histori e shkuar tanimë. Nuk mund të ketë dy mendime për atë që po ndodh në Turqi. Prandaj reagimet e qeverisë gjermane dhe të opozitës tani janë përafruar.

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori