LAJMI I FUNDIT:

Alarm shëndetësor në SHBA pas shfaqjes së rasteve të malaries në Florida dhe Teksas

Alarm shëndetësor në SHBA pas shfaqjes së rasteve të malaries në Florida dhe Teksas

Florida dhe Teksasi janë duke parë disa raste të malaries të fituara në vend – përhapja e parë e sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat brenda SHBA-së në 20 vjet, paralajmërojnë zyrtarët në një alarm shëndetësor.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mbikëqyrja aktive për më shumë raste po vazhdon, thotë Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.


Megjithatë, rreziku i “prekjes nga malaria” në SHBA mbetet jashtëzakonisht i ulët.

Malaria shkaktohet nga pickimi nga një mushkonjë e infektuar. Njerëzit nuk mund ta bartin atë nga njëri-tjetri. Por insektet e “bartin atë” nga njerëzit e infektuar – dhe cikli vazhdon.

Ndryshe, Malaria është e zakonshme në zona të mëdha të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore, por jo në SHBA.

Megjithatë, mushkonjat Anopheles, të gjetura në shumë pjesë të SHBA-së, mund të transmetojnë malarien, nëse janë ushqyer me një person të infektuar.

Dhe rreziku është më i lartë në zonat ku: klima do të thotë se insektet mbijetojnë gjatë pjesës më të madhe të vitit; si dhe ku gjenden udhëtarë nga zonat endemike të malaries.

Kështu, mjekët amerikanë këshillohen të marrin në konsideratë malarian te çdo person me ethe të pashpjegueshme, pavarësisht nga historia e udhëtimeve ndërkombëtare, veçanërisht nëse ata kanë vizituar ose jetojnë në zonat e prekura të Floridës ose Teksasit.

Veç kësaj, Florida ka lëshuar një alarm për sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat pasi u zbuluan raste në Sarasota dhe Manatee, duke paralajmëruar banorët të kullojnë “ujin që qëndron në një vend” ku mushkonjat mund të shumohen dhe të veshin këmisha me mëngë të gjata dhe pantallona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori