LAJMI I FUNDIT:

Alarm i rremë për bombë në një diskotekë në Prishtinë – dalin pamjet kur policia largon njerëzit

Alarm i rremë për bombë në një diskotekë në Prishtinë – dalin pamjet kur policia largon njerëzit

Mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë ishte dhënë alarm për një bombë.

Policia zbrazi hapësirat e diskotekës dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë se policia rreth orës 00:10 ka pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një lokal në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast lajmërim apo kallëzim i rremë.

Si rrejdhojë e kësaj festa që ishte paraparë të mbahet për nderë të 28 Nëntorit u anulua.

Se alarmi rezultoi të jetë i rremë, u bë e ditur edhe në sqarimin e diskotekës “Gate Club”.

Ndërkaq në Tiktok tashmë janë bërë virale pamjet kur policia u kërkoi personave që ishin të pranishëm që të dalin jashtë. /Telegrafi/

@reonzr

Papanik #gate #prishtina #prishtina

♬ original sound – Reonzr