LAJMI I FUNDIT:

Alarm në Ballkan! Dimri kthen smogun e përvitshëm

Alarm në Ballkan! Dimri kthen smogun e përvitshëm

Dimri sjell smogun e tij të përvitshëm mbi Ballkan, ku ndotja e ajrit shkaktohet në një masë të madhe nga qymyri dhe zjarret me dru, te të cilat shumë banorë të varfër mbështeten për ngrohje.

Në javët e fundit, kryeqytete ballkanike përfshirë Beogradin, Sarajevën, Shkupin dhe Prishtinën janë renditur mes 10 kryeqyteteve më të ndotur të botës, sipas aplikacionit që monitoron cilësinë e ajrit, Air Visual. Ka patur edhe një seri protestash në qytetet në të gjithë rajonin ndërkohë që qytetarët kërkojnë nga qeveritë që të marrin masa dhe i akuzojnë ato se kanë qenë të ngadalta në reagimin ndaj krizës.


“Ne humbim 5500 jetë njerëzish çdo vit në Bosnje. Çdo qytetar vuan për shkak të këtij ajri. Të gjithë vuajnë, me përjashtim të politikanëve. Ata e injorojnë këtë”, u shpreh Anes Podic, president i shoqatës Eko-Akcija, Bosnje.

“Unë e evitoj sa mundem daljen në qytet, ndotja është shumë e madhe. Shumë makina, gjithçka është e pisët, gri. Kur vjen këtu, gjithçka është ndryshe”, shprehet një grua, banore e Sarajevës.

“Përdorimi i qymyrit në shekullin e 21 duket si një praktikë parahistorike për mua”, rrëfen Arben Bytyci, banor i Prishtinës.

Ashtu si Sarajeva dhe Prishtina, nën renë e smogut janë mbështjellë edhe Beogradi dhe Shkupi. Edhe qytete të tjera të Ballkanit vuajnë nën ajrin e ndotur por sidoqoftë, në këto qendra fenomeni është më shqetësues. çdo vit e përkeqëson situatën, ndërkohë që dora e autoriteteve nuk shihet askund./TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori