Alanis Morissette luan në filmin "Radio..."

Këngëtarja kanadeze e muzikës, luan rolin e Sylvias, një grua e cila tregon vizionin e saj në incizimin e këngëve bashkë me producentin Nick (Jonathan Scarfe), i cili është edhe këngëtar i pashëm.
Në realitet, ajo është një grua normale, e cila papritur sëmuret nga leukemia dhe më pastaj paraqitet në vizionet e Nikut, gjë që e shtyn Nickun ta punësoj atë si sekretare. Ajo bëhet shoqja e tij e shpirtit, falë vizioneve të këngëtarit.
Filmi “Radio...” do të fillojë të xhirohet këtë muaj në rrethinën e Los Angelesit. Regjisori John Alan Simon ka bërë adaptimin e skenarit nga romani i Dickut, i vitit 1976, por që është botuar në vitin 1985. Ky roman është bazuar në eksperiencën e romancierit në vizionet e tij në mes të viteve ’70.
“Jam adhurues i madh poetikës dhe librave të Philip K. Dick”, tha Morissette. “Ndihem e bekuar se jam pjesë e këtij filmi dhe se do ta portretizoj Sylvian”.



























































