Alaba nuk është i paprekshëm, Reali ia cakton çmimin e largimit dhe tre klube duan të nënshkruajë me të

David Alaba mund të largohet nga Real Madridi pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Santiago Bernabeu.
Edhe pse Alaba ka qenë fillimisht një lojtar kyç, bordi i Los Blancos nuk e përjashton mundësinë që ta shesin austriakun nëse vije oferta e duhur.
Në fakt Real Madridi i ka caktuar çmimin e largimit austriakut dhe për ta lënë të lirë synon të fitojë 60 milionë euro nga shitja e tij.
Ky ndryshim në situatën e Alaba ka tërhequr vëmendjen e tre klubeve që kërkojnë të përforcojnë linjat e tyre mbrojtëse.
Manchester United: Skuadra angleze është në kërkim të një mbrojtësi me përvojë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Raphael Varane, i cili është afër largimit nga klubi. Bordi i United sheh në Alaba përvojën dhe cilësinë e nevojshme për të forcuar mbrojtjen sezonin e ardhshëm.
-Juventus: Zonja e Vjetër ka synimin e saj të fitoj Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë për të përforcuar skuadrën. Me mundësinë e pjesëmarrjes në kompeticionin më të lartë evropian, Juventus sheh në Alaba mundësinë për të shtuar qëndrueshmëri dhe përvojë në repartin defensivë.
-Al Ittihad: Nën drejtimin e Marcelo Gallardo, Al Ittihad kërkon të konsolidohet si një ekip elitar dhe e ka identifikuar Alaban si një përforcim kyç në mbrojtje. Me lojtarë të njohur si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho në radhët e tyre, përfshirja e Alaba do të ishte një hap tjetër drejt ndërtimit të një ekipi të nivelit të lartë.
Fiksimi i Real Madridit për çmimin e shitjes së Alaba ka nisur një konkurrencë mes këtyre klubeve të interesuara. Secili ka arsyet dhe ambiciet e veta për ndjekjen e mbrojtësit austriak dhe do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen negociatat në javët në vijim.
E ardhmja e Alabas duket e destinuar për një ndryshim të pamjes dhe fati i tij do të varet nga cili klub mund të përmbushë pritjet financiare të Real Madridit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit – ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës