LAJMI I FUNDIT:

“Al Trade Holding” dhe “Al Trade Center” nënshkruan marrëveshje për financimin me 20 bursa për studentë të Komunës së Drenasit

“Al Trade Holding” dhe “Al Trade Center” nënshkruan marrëveshje për financimin me 20 bursa për studentë të Komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë “Al Trade Holding” dhe “Al Trade Center” me të cilët edhe ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e 20 bursave për studentët e Komunës së Drenasit.

Ne kuadër të marrëveshjeve, kompania “Altrade Holding” financon 10 bursa, ndërsa edhe “Altrade Center” po ashtu 10 bursa për vitin akademik 2018/2019 dhe vlera e një burse për gjithë vitin akademik është 500 euro, 50 euro për muaj.


Ne total 5000 euro Al Trade Holding dhe 5000 euro Al Trade Center.

Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë për këtë ndihmë për studentët e Komunës së Drenasit dhe ka vlerësuar se ky investim në studentët e dalluar do të jetë për të mirën e vendit, sepse të njëjtit do të shfrytëzojnë profesionalizmin në Drenas e Kosovë.

Ndryshe, Komuna e Drenasit nga buxheti komunal, këtë vit ka ndarë 160 bursa, 140 prej tyre për nivelin Bachelor dhe 20 për Master. Ndërsa 20 bursat nga të dy kompanitë që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, studentët përfitues do të jenë të nivelit Bachelor dhe sipas ranglistës pritëse, nga numri 141 deri në numrin 160.

Kryetari Lladrovci, ka thënë se përfitues të bursës për studentët e nivelit Bachelor dhe Master përmes donatorëve, do të jenë të gjithë ata që i kanë plotësuar kriteret e konkursit, që janë në listën pritëse, pra gjithsej 227 studentë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Vërshime në Prishtinë, rruga

Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe

Komunat
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Lajme
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori