LAJMI I FUNDIT:

AL Petrol ofron zbritje për bujqit gjatë korrje shirjeve

AL Petrol ofron zbritje për bujqit gjatë korrje shirjeve

Kompania e derivateve të naftës AL Petrol edhe këtë vit ndihmon bujqit e Kosovës. Atyre ju mundëson furnizim me derivate me çmime shumë më të ulëta gjatë gjithë periudhës së korrje-shirjeve.

Qëllimi i kësaj iniciative sipas presidentit të kompanisë AL Petrol Latif Kryeziu është stimulimi i prodhimit vendor, pasi pa prodhim ekonomia e vendit nuk do të mund të ketë zhvillim të mirëfilltë.


“Duke marr parasysh që në verë bujqit janë ata të cilët kanë nevojë për lehtësira në forma të ndryshme, Al Petrol u përkujdes që sado pak t’ju dal në ndihmë atyre. Këtë herë duke ju ofruar zbritje për furnizim me derivate në kompaninë tonë”, tha Kryeziu.

Furnizimin me derivate bujqit mund ta bëjnë në të gjitha pikat e AL Petrol-it, anë e kënd Kosovës, e që janë afër 70 sosh.

AL Petrol çdo herë përkujdeset për konsumatorët e vet duke zbatuar strategjinë e saj në mënyrë që përveç furnizimit me derivate cilësore, përkujdeset edhe për ofrimin e ndihmave në forma të ndryshme për komunitetet. /Telegrafi/