LAJMI I FUNDIT:

Al Nassr bën çmendurinë – ofron 100 milionë euro për top yllin e Real Madridit

Al Nassr bën çmendurinë – ofron 100 milionë euro për top yllin e Real Madridit

Arabia Saudite nuk mund të akuzohet se po tregohet “e turpshme” në tregun e transferimeve dhe disa nga lëvizjet e tyre të paparashikuara përfshinin lojtarë nga Real Madridi dhe Barcelona.

Objektivi i tyre i fundit për ta transferuar në Lindjen e Mesme është lideri i mbrojtjes së Real Madridit, Antonio Rudiger.

31-vjeçari shkëlqeu me paraqitjet e tij me Real Madridin këtë sezon dhe Fede Valverde ishe lojtari i vetëm që kishte luajtur më shumë minuta se ai këtë sezon.

Rudiger u përmirësua ndjeshëm në aspektin e performancës, pavarësisht nga një kastë në ndryshim përreth tij.

El Chiringuito ka raportuar se Rudiger është kontaktuar nga Arabia Saudite, të cilët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë prej 100 milionë eurosh për katër vite.

Nuk është ende e qartë se sa do të ishin në gjendje që ata të paguajnë Real Madridin, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka në ekip, me shumë gjasë do të duhej një ofertë e majme.

Rudiger po e shijon veten në “Santiago Bernabeu”, por kalimi në Arabinë Saudite do të thoshte që paga e tij do të dyfishohej.

31-vjeçari u bë pjesë e Real Madridit më 1 korrik të vitit 2022, pasi u transferua në Spanjë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës tek Chelsea./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori