Në një reportazh të realizuar nga rrjeti mediatik Al-Jazeera, disa emigrantë të bllokuar në kufirin shqiptaro-grek, shprehen se hezitojnë që të vijojnë rrugëtimin e tyre përmes Shqipërisë, nga frika se mos sulmohen nga banditët.
Ata thonë se kanë dëgjuar histori të ndryshme për refugjatë që janë nisur dhe më pas nuk është dëgjuar më për ta. Ndërkohë, një përfaqësues i policisë, i quajtur Arben Jace, thotw se në total vetëm shtatë emigrantë janë kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin.
Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas kanë frikë që të vijojnë udhëtimin e tyre përmes Shqipërisë me shqetësimin se mund të sulmohen nga bandat. Të paktën kështu janë shprehur vetë azil-kërkuesit gjatë një reportazhi të realizuar nga rrjeti mediatik, Al-Jazeera.
Gazetari e nis raportimin e tij nga kampi i Idomenit, ku bashkëbisedon me një refugjat i cili thotë se është përpjekur disa herë që të kalojë kufirin greko-maqedonas, por është kapur dhe është dhunuar nga forcat e ushtrisë maqedonase. Ai shton se do të provojë të njëjtën gjë edhe nga Shqipëria.
Më pas, gazet ari interviston një tjetër azil-kërkues që ndodhet në një tjetër kamp të përkohshëm qëndrimi vetëm 20 kilometër larg kufirit me Shqipërinë. Refugjati thotë se emigrantët hezitojnë që të vijojnë rrugëtimin e tyre përmes Shqipërisë.
“Në Shqipëri ka shumë mafiozë, të cilët të vjedhin. Kam dëgjuar edhe histori që emigrantët janë zhdukur. Disa emigrantë u nisën për të kaluar kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pas kësaj ata u zhdukën dhe ne nuk e dimë se çfarë ndodhi më pas me ta”.
Gazetari merr në intervistë edhe një përfaqësues të policisë shqiptare të quajtur Arben Jace, i cili shprehet se që prej nisjes së krizës, kanë kapur vetëm shtatë emigrantë të jashtëligjshëm. Megjithatë, me të përfunduar intervistën dhe me largimin e forcave policore, tre persona shfaqen duke kaluar kufirin, por në anën greke. Gazetari thotë se ata janë shqiptarë të cilët emigrojnë ilegalisht në Greqi për të gjetur një vend pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore