LAJMI I FUNDIT:

Al Jazeera e Katarit, nën sulmin e hackerave

Al Jazeera e Katarit, nën sulmin e hackerave

Rrjeti satelitor i Katarit, “Al Jazeera” është përballur me një sulm të fortë kibernetik, por mbetet sërish funksional, thanë burime pranë kompanisë mediatike për gazeten britanike “The Guardian”.

“Po ndeshemi me një ndërhyrje të ‘hacker’-ave, por jemi duke u kundërpërgjigjur”, citohet të ketë thënë një drejtues i lartë i saj, emri i të cilit nuk bëhet publik. Disa orë më vonë, televizioni shtetëror i Katarit njoftoi se do të mbyllte përkohësisht faqen e tij “online” për arsye sigurie.

Incidenti vjen në kohën kur Katari përballet me fushatën e paprecedentë të kryesuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini, për shkëputjen e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me të, nën argumentin se shteti i gjirit ka lidhje me “Vëllazërinë Myslimane”, Hamasin dhe Iranin.

Që të 4-ta këto vende tërhoqën ambasadorët e tyre nga Doha, e kulmi i krizës mbërriti të enjten, kur Emiratet e çuan ngërçin një hap më tej, duke refuzuar të dërgonin postën në Katar.

Ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së fqinjëve, e thotë se izolimi i tij do të destabilizojë të gjithë rajonin. Gjermania bën thirrje që kriza e Katarit të zgjidhet në rrugë diplomatike.

“Jemi të bindur se tani është momenti i diplomacisë, se duhet të flasim me njëri-tjetrin. Bashkë me kolegët tanë amerikanë, por mbi të gjithë ata në rajon, ne duhet të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të hiqen bllokadat ajrore e detare, e kjo situatë të marrë fund”, tha Sigmar Gabriel, ministër i Jashtëm gjerman.

Nismës së Arabisë Saudite iu bashkuan edhe Jemeni e Maldivet, ndërsa Katari pretendon se komentet “online” që nxitën këtë armiqësi ishin rrjedhojë e një sulmi kibernetik.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori