LAJMI I FUNDIT:

Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

Al Hilal cakton datën e njoftimit të nënshkrimit me Messin, kontrata pritet të jetë marramendëse

E ardhmja e Lionel Messit ka qenë subjekt i spekulimeve intensive, me argjentinasin që do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij muaji, kur i skadon kontrata.

Tashmë është bërë e ditur se Messi nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, që do të thotë se ai do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit.

Kjo ka tërhequr interesin e Barcelonës, pasi nuk do të duhej të paguanin një tarifë transferimi për të nënshkruar me ish-yllin e tyre.


Xavi: Messi vendos të ardhmen e tij në javën e ardhshme, është i mirëpritur te Barcelona
Lexo po ashtu Xavi: Messi vendos të ardhmen e tij në javën e ardhshme, është i mirëpritur te Barcelona

Sidoqoftë, Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit një kontratë për momentin, pasi ata presin miratimin e planit të tyre të qëndrueshmërisë nga LaLiga. Me zvarritjen e situatës, të dyja palët po bëhen gjithnjë e më të frustruara.

Barcelona nuk është e vetmja skuadër për Messin, pasi sauditët e Al Hilal kanë paraqitur një ofertë të madhe për kontratën për të nënshkruar me 35-vjeçarin.

Rritet oferta për Messin nga Arabia Saudite, arrin përmasa ta paimagjinueshme
Lexo po ashtu Rritet oferta për Messin nga Arabia Saudite, arrin përmasa ta paimagjinueshme

Sipas gazetës Sport, klubi saudit po përgatitet të njoftojë ardhjen e Messit të martën, më 6 qershor, edhe pse ata ende nuk kanë finalizuar një marrëveshje.

I njëjti burim thotë se Al-Hilal po pret një ‘po definitive’ më 6 qershor dhe se ata kanë ‘përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme’ për të shpallur nënshkrimin e tij në të njëjtën ditë.

Sipas disa burimeve, Al-Hilal i ofron Messit 400 milionë euro në sezon, shifra të papara në botën e futbollit – pasi kjo është 200 milionë euro më shumë se sa Cristiano Ronaldo fiton te Al-Nassr.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori