LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për vrasjen e rëndë në tentativë të gazetarit Selimi s’e pranon fajësinë: Kam dashur vetëm një lloj mesazhi me ia lanë

I akuzuari për vrasjen e rëndë në tentativë të gazetarit Selimi s’e pranon fajësinë: Kam dashur vetëm një lloj mesazhi me ia lanë

Në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Arsim Limani është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për vrasje të rëndë në tentativë, se në mars të këtij viti, ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi. Kurse, tha se e pranon që e ka bërë zjarrvënien.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Limani e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ilaz Beqiri.


“Sa i përket aktit, e kam bo zjarrvënien, këto e kam pranuar te gjykatësi paraprak Sabit Sadikaj në Departament të Përgjithshëm mas 48 orëve, prokurore ka qenë Nebahate Salihu. Aty e kam pranu këtë vepër dhe ndihem i penduar dhe më është vazhduar paraburgimi”, deklaroi i akuzuari.

Tutje, ai tha se sa i ishte vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, i ishte kualifikuar vepra penale nga “Zjarrvënie” në “Vrasje në rëndë në tentativë”, ku për këtë të fundit tha se nuk e pranon, pasi nuk ka pasur për qëllim të lëndojë askënd.

“Kurse, vazhdimi i caktimi të paraburgimit më ka ardhur 15 ditë prapë në Departament të Përgjithshëm për “Zjarrvënie”, kurse pas 15-ditëshit vazhdim më kanë ardhë dy muaj vazhdim paraburgim dhe që është rikualifiku neni prej ‘Zjarrvënies’ në ‘Vrasje e rëndë në tentative”. Nuk e pranoj zonja gjykatëse, se nuk e kam për qëllim me lëndu kërkon. Zjarrvënien e pranoj prapë… Albanit i kërkoj falje me gjithë familjen nuk kam dashur të lëndoj kërkon, kam dashur vetëm një lloj mesazhi me ia lanë qashtu”, tha i akuzuari Limani.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokati Fanol Krasniqi, i paraqiti dy kundërshtime lidhur me propozimin e Prokurorisë sa i përket asaj se pse i mbrojturi i tij duhet të qëndrojë edhe më tej në paraburgim.

Sipas tij, Prokuroria po pretendon se nëse Limani gjendet në ndonjë masë tjetër alternative mund të arratiset.

Avokati Krasniqi tha se i akuzuari Limani asnjëherë nuk ka qenë në arratisje madje i njëjti as nuk ka tentuar të arratiset pas pranimit të ftesës nga ana e Policisë, i njëjti vullnetarisht është paraqitur në Policinë e Kosovës, gjegjësisht në Stacionin Policor në Fushë-Kosovë, e që sipas tij nuk ka pasur dashje siç thotë Prokuroria.

“Kurse, pesha e veprës penale që i vë Prokuroria, konsideroj që kjo bazë ligjore në këtë fazë e me këtë kualifikim është inekzistent për faktin se kjo peshë ose ky kualifikim juridik u imponua dhe u krijua nga ndikimi i mediave që në vazhdimësi kanë shpreh interesim se cili është fati i kësaj çështje”, tha avokati Krasniqi.

Tutje, avokati Krasniqi tha se duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit, ku kanë paraqitur edhe raporte mjekësore, janë të gatshëm edhe me masën e dorëzanisë të ofrojnë cilëndo shumë që gjykata vlerëson qoftë edhe me paluajtshmëri, me të vetmin qëllim që të mos iu rëndohet gjendja shëndetësore e tij.

Kërkesën e avokatit e kundërshtoi prokurori Beqiri dhe mbrojtësi i të dëmtuarit, avokati Kujtim Kërveshi, e që më pas përmes aktvendimit nga gjykatësja Medie Bytyqi, mbeti në fuqi aktvendimi me anë të së cilit iu ishte vazhduar masa e paraburgimit të akuzuarit.

Po ashtu, gjatë seancës, avokati Krasniqi pyeti gjykatësen se a është refuzuar apo nuk është trajtuar fare propozimi i Prokurorisë sa i përket mbylljes së seancës.

Kurse, prokurori Beqiri tha se nuk është e nevojshme që shqyrtimi të jetë i mbyllur, pasi vetëm si gabim teknik ka mbetur ashtu në aktakuzë.

Lidhur me këtë, gjykatësja Bytyqi deklaroi që seanca është e hapur, derisa gjykata të marrë ndonjë vendim që do të thotë, është refuzuar.

Në këto rrethana, seanca e shqyrtimit gjyqësor u caktua më 6 nënor 2023, pasi pala e akuzuar deklaroi se heqin dorë nga kundërshtimi i provave dhe kërkesa për hudhje të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 gusht 2023, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Arsim Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve.

Aktakuza thotë se, këtë tentativë i akuzuari Limani e ka bërë në atë mënyrë që i njëjti është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.

Tutje, sipas aktakuzës thuhet se Limani, në kornizën e dritares paraprakisht kishte shkruar fjalët “Mos ha m*t shumë”, e me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarri është vërejtur dhe fikur nga kalimtarët e rastit, me ç‘rast të dëmtuarave u ka shkaktuar dëm material si dhe ndjenjën e frikës dhe pasigurisë së madhe.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, Limani akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.15 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, rasti në fjalë kishte ndodhur më 16 mars 2023, e të cilën gjë e kishte bërë të ditur vetë gazetari Alban Selimi përmes një postimi në Facebook, “Dikush ia vuni flakën; mem m’frikësu. S’ia arijnë qëllimit”, kishte shkruar Selimi në Facebook.

Lidhur me këtë rast, i pandehuri ishte arrestuar më 18 mars 2023.

“Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë. Personi i arrestuar: A. L mashkull, 42 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndryshe, për Arsim Limanin, “Betimi për Drejtësi”, në vitin 2017, kishte raportuar se i njëjti ishte dënuar me burgim unik prej 5 vite e 6 muaj, dhe dënimi me gjobë në shumë prej 10.000 euro  për organizim të skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm, si dhe fajde. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori