LAJMI I FUNDIT:

Akuzohet për tentim vrasje të 28 lojtarëve të Borussia Dortmund: Atentatori thotë se këtë e bëri për arsye financiare, kishte vënë në bursë 44 mijë euro

Akuzohet për tentim vrasje të 28 lojtarëve të Borussia Dortmund: Atentatori thotë se këtë e bëri për arsye financiare, kishte vënë në bursë 44 mijë euro

Një gjermano-rus akuzohet për hedhjen e bombës në autobusin e Borussia Dortmund, por sot para gjykatësit ai ka thënë se nuk e kishte në plan që ta vriste askënd.   

28-vjeçari me emrin Sergei W, akuzohet për sulmin në prill.


Borussia Dortmund ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar ndeshjen me Monacon, me 11 prill, ku hasi në një zonë të minuar.

Autobusi i Borussia Dortmund pas sulmit

Mbrojtësi spanjoll Marc Bartra ishte ai që kishte pësuar dëmtime më të mëdha, ndërsa ndeshje në atë ditë ishte shtyrë.

Sergei W. akuzohet për tentim vrasje të 28 personave.

Bartra pas sulmit

Avokati i tij, Carl Heydenreich, ka thënë se motivi i të akuzuarit ka qenë financiar.

Avokati Heydenreich ka thënë para gazetarëve se klienti i tij është i pikëlluar  shumë dhe i penduar thellë për atë që ka ndodhur, por sulmi i tij kishte të bëjë me përfitime monetare.

I akuzuari për sulm

Sipas tij klienti kishte vënë 44,000 mijë euro në bursë dhe do të shiste ato kur çmimi do të binte për të përfituar.

“Ai e bëri këtë për arsye financiare”, tha avokati i të pandehurit, Heydenreich para gjykatës.

Ai thotë se e bëri pë arsye finaciare

“Unë besoj se nuk është e mundshme që dikush që përdor këtë lloj pajisje mund të thotë: ” Unë po e bëj vetëm për t’i trembur njerëzit “dhe pastaj të përfitoj nga kjo”, është kundërpërgjigjur avokati i klubit gjerman Alfons Becker. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori