LAJMI I FUNDIT:

Akuzat për punësim, amortizim i aferës ‘Pronto’

Akuzat për punësim, amortizim i aferës ‘Pronto’

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu i quan të inskenuara akuzat e PDK-së dhe të LDK-së ndaj Shpend Ahmetit, me qëllim që ta shpërqendrojnë vëmendjen nga skandali i përgjimeve “Pronto II” dhe marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe për “Zajednicën”.

Ai thotë se në Komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga “Vetëvendosja”, nuk ka pasur punësime “klandestine”.


Duke i konsideruar si shpifje dhe të pavërteta akuzat e partive opozitare për punësimin e 250 punëtorëve në Komunën e Prishtinës, nënkryetari i kësaj Komune Dardan Sejdiu ka thënë se këto janë tentativa për t’iu shmangur vëmendjes nga afera “Pronto”.

Ai në një intervistë të dhënë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se këto parti në konstitencë janë duke bërë përpjekje për ta penguar dhe për ta sabotuar punën që po e bën Lëvizja “Vetëvendosje” me qeverisjen e saj në Komunën e Prishtinës.

Sejdiu ndër të tjera ka folur edhe për planet e tyre qeverisëse deri në përfundim të mandatit, ardhjen e autobusëve të rinj në kryeqytet, Ligjin për Prishtinën, si dhe incidentin e ndodhur në shkollën “Elena Gjika”.

Ai tha se deri në fund të këtij viti në kryeqytet do të vijnë 51 autobusët e rinj të cilët do të pajisen me GPS, ndërsa mbetet optimist se deri në fund të këtij mandati do të themelohet edhe Ligji për Kryeqytetin. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori