Akullorja e bërë në shtëpi që është e lehtë për t’u bërë do të jetë ëmbëlsira juaj e preferuar gjatë ditëve të nxehta të verës

Përbërësit:

– 14 g kakao;
– 275 ml qumësht;
– 70 g sheqer;
– 50 g qumësht pluhur;
– 1 lugë niseshte + 60 ml qumësht;
– 1.5 lugë çaji ekstrakt vaniljeje;
– 200 g çokollatë qumështi.

Përgatitja:

Shtoni qumësht në kakaon e situr. Bashkojeni mirë, pastaj e zieni.

Shtoni sheqer në qumështin me çokollatë të vluar dhe përzieni pak, pastaj shtoni qumësht pluhur.

Përziejeni niseshten me qumështin, pastaj shtoni atë në përzierjen në të cilën e keni zier në pllakë shporeti. Tundeni mirë.

Zieni në zjarr të ngadaltë derisa të trashen, duke tundur vazhdimisht. Shtoni ekstrakt vaniljeje.

Mos e bëni përzierjen shumë të trashë, sepse akullorja nuk do të jetë e mirë pasi ta nxirrni nga frigoriferi.

Fikni pllakën e shporetit dhe lëreni përzierjen të ftohet. Ju duhet ta përzieni vazhdimisht, ndërsa përzierja ftohet për të marrë një strukturë kremoze.

Hidheni në kallëpe për akullore dhe mbulojeni me folie alumini. Shijojeni në këto ditë të nxehta vere!

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.