Me qumështin dhe frutat që kultivohen me shumë kujdes dhe dashuri nga fermerët dhe bujqit e Troshës, vijnë në dorën tuaj dhe shijohen akulloret unike të kësaj kompanie, e cila këtë të hënë ka hapur pikën së saj të re në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila njëherësh me projektet e saj është edhe mbështetja më e madhe e Troshës, në rrugëtimin e saj.

Pronari i kësaj kompanie Arben Avdijaj, në fjalimin e hapjes së ceremonisë tha se e ka mirëpritur mbështetjen nga BE-ja, për të rritur këtë biznes, për shkak se sipas tij fermerët në Kosovë kanë shumë nevojë për t’u ndihmuar.

Reklama

“Ne jemi shumë mirënjohës që kemi mbështetjen e shumë organizatave dhe veçanërisht Zyrës së BE-së në Kosovë që i mbështet këto biznese, qëllimi i të cilës është që këto biznese të bëhen të qëndrueshme. Pa mbështetje ju nuk mund të rriteni dhe të qëndroni por nuk mund gjithashtu ta kompletoni të gjithë zinxhirin dhe të ndihmoni të tjerët të rriten veçanërisht komunitetit. Në Kosovë ne e dimë se njëri prej këtij komuniteti janë fermerët, pra janë prej komunitetit që kanë nevojë për t’u ndihmuar”, u shpreh Avdijaj.

Reklama

Arben Avdijaj, pronar i kompanisë Trosha gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes

Reklama

Ai shtoi se pa mbështetjen e organizatave të huaja, konkretisht nga BE-ja, ky biznes do të falimentonte.

“Unë e them gjatë gjithë kohës që pa mbështetje ne nuk do të mund të t’ia dilnim, nëse jo tani në këtë kohë, në kohën e pandemisë po, kur ne atëherë ishim vetëm duke falimentuar. Kjo është arsyeja pse projekti i BE-së dhe organizatave ndërkombëtare është kaq i rëndësishëm për bizneset dhe sektorin privat në Kosovë. Ku sektori privat është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, për të ardhmen dhe për edukimin e fëmijëve”, tha ai.

Disa nga produktet e kompanisë Trosha

Reklama

Se me anë të këtij projekti, Trosha ka arritur t’i zgjerojë kapacitetet e saj prodhuese, e thotë edhe pronari Avdijaj.

Reklama

“Me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, ne kemi arritur t’i zgjerojmë kapacitetet, bije fjala nga prodhimi i 100 litrave qumësht në ditë, ne tani prodhojmë 2,000 litra qumësht në ditë, duke futur këtu edhe rritjen e kapacitetit të paketimit të akulloreve familjare. Ne do ta përdorim këtë kapacitet për të vazhduar me atë që ne e kemi në mendje dhe që iu kemi premtuar, do të vazhdojmë të rritemi dhe si biznes ne nuk prodhojmë vetëm akullore, ne prodhojmë gjithashtu edhe produkte tjera të cilat përgatiten këtu nga duart një stafi të mrekullueshëm, pa të cilët e gjitha kjo nuk do të mund të ishte e arritshme”, përfundoi Avdijaj.

Reklama

Ëmbëlsirat e përgatitura nga punëtoret e kompanisë Trosha

Në anën tjetër, Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së tha se kjo organizatë për rreth 10 vjet është angazhuar për t’iu ndihmuar punëtoreve dhe për të krijuar vende të reja pune.

Reklama

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu në këtë ceremoni të hapjes në fabrikën Trosha. 10 vjet më parë Bashkimi Evropian siguroi fondet e duhura për të analizuar situatën e bizneseve  në Kosovë. Si asistent kam punuar që të përmirësohen institucionet publike, për të punësuar njerëz dhe për të përmirësuar kornizën e punës dhe për të mbështetur direkt punëtorët gjithashtu”, tha Bianciardi.

Reklama

Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë hapëse të kompanisë Trosha

Ai shtoi se Trosha përveç tjerash ka rritur edhe nivelin e sigurisë në prodhimet e tyre duke i certifikuar ato.

“Si pjesë e mbështetjes, Trosha nuk krijojë vetëm vende të reja pune por përtej kësaj ajo rriti nivelin e sigurisë së produkteve, duke i certifikuar ato”, theksoi ai.

Reklama

Përgatitja e akullores unike në kompaninë Trosha

Pas prerjes së shiritit dhe ngritjes së dollisë, pjesëmarrësit u futën brenda fabrikës duke parë procesin e përgatitjes së akulloreve, kroasantëve, ëmbëlsirave të ndryshme. Për të pasur me vonë mundësinë që edhe ta shijojnë një koktej rasti në tarracën e Troshas. /Telegrafi/

Reklama