Kate Beckinsale raportohet se është duke u takuar me një muzikant, i cili është 24 vite më i ri se ajo.

46-vjeçarja u fotografua duke shijuar një shëtitje romantike në Los Angeles, me një 22-vjeçar të njohur si Goody Grace, të dielën e Pashkëve.


Aktorja angleze, e cila shijoi një lidhje të shkurtër me komedianin Pete Davidson, 26-vjeç, vitin e kaluar, ishte parë duke mbajtur duart me partnerin e ri.

27141414 8214669 New man Kate Beckinsale debuted her new romance with 22 year old a 152 1586814313351 Kate Beckinsale dhe Goody Grace (Foto: Backgrid)

Dyshja fillimisht u panë së bashku në janar të këtij viti dhe që nga atëherë aktorja ka lënë të kuptohet se është në një lidhje të hapur me Grace.

Goody është vetëm një vit më i madh se vajza e Kate, 21-vjeçarja Lily Sheen.

27141536 8214669 The look of love Goody gazed towards Beckinsale during their lei a 153 1586814321095 Kate Beckinsale dhe Goody Grace (Foto: Backgrid)

Kate padyshim ka pak reputacion për takimin me meshkuj të rinj, pasi ka shijuar romanca me disa të tillë viteve të fundit.

Midis tyre ishte edhe komediani 26-vjeçar Pete Davidson, i cili është saktësisht 20 vjet më i ri se Kate.

Çifti shijuan romancën e tyre për katër muaj, të cilët u ndanë saktësisht në prill të vitit të kaluar.

Pete kishte ende fjalë të mira për ish-të dashurën në fillim të këtij viti, duke e quajtur atë ‘një nga njerëzit më të dashur që ka takuar ndonjëherë’. /Telegrafi/

27141542 8214669 Strikes again Kate definitely has a bit of reputation for dating a 157 1586814321835 Kate Beckinsale dhe Goody Grace (Foto: Backgrid)