Aktorja e famshme Linda Hamilton refuzon të bëjë operacione plastike dhe plaket me dinjitet: E "meritoja" këtë fytyrë

Aktorja amerikane Linda Hamilton, e cila njihet për rolin e saj si Sarah Connor në filmin “Terminator”, foli se si në moshën 69-vjeçare ndihet mirë në lëkurën e saj dhe se nuk ka ndërmend të ndjekë trendet e bukurisë në Hollywood.
"Nuk kaloj asnjë moment duke u përpjekur të dukem më e re në asnjë mënyrë, kurrë. I jam dorëzuar plotësisht faktit se kjo është një fytyrë që e 'fitova' dhe kjo flet shumë për mua", tha ajo në një intervistë me AARP.
Ajo ia kaloi këtë mënyrë të menduari vajzës së saj Josephine, e cila është 32 vjeçe. Aktorja kujtoi se kur Josephine ishte gjashtë vjeçe, ajo i tha se dukej e bukur sepse fytyra e saj ishte plot gëzim.
"Në fakt, që atëherë e kam përdorur këtë si përkufizimin tim të bukurisë dhe kam punuar drejt këtij gëzimi", shtoi ajo. Edhe pse përpiqet të mbajë një stil jetese të shëndetshëm, ajo nuk është shumë e ashpër me veten.
"Nuk jam e rreptë, gjë që është një mënyrë fantastike për t’u plakur. Gjithmonë kam thënë se rreptësia na vret", tha ajo.
Ndërsa përgatitej për xhirimet e sezonit të pestë të “Stranger Things”, ajo stërvitej tre herë në javë, duke ndryshuar rutinën e saj sipas nevojave të asaj dite. /Telegrafi/



























































