Besnike Arifi me profesion aktore, është shprehur e revoltuar me Qeverinë e Kosovës. Arifi në një postim në Facebook, ka shkruar se shkaku i pandemisë ka humbur dy vende të punës si dhe ndihmën nga shteti prej 130 eurove.

Ajo ka thënë se si tatimpaguese e rregullt nuk do të japë më përgjegjësi ndaj këtij shteti.


“Jam e revoltuar deri në palcë dhe sinqerisht heq dorë nga ky shtet. Jam aktore e diplomuar dhe punoj në gastronomi. Të dyja i humba shkaku jush. Andaj kërkoj përgjegjësi për tatimin që i kam jap këtij vendi, përndryshe nuk jap asnjë përgjegjësi se çka mund të ndodh”, ka shkruar Arifi.

E përkrahje këtij postimi të saj, i ka dhënë edhe aktorja e njohur Adriana Matoshi e cila i ka komentuar se “Kështu duhet krejt i madh e i vogël me u qu se boll ke ma!”

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:Prej sot Une Besnike Arifi si qytetare dhe tatimpaguese e rregullt e Republikes se Kosoves nuk jap me asnje pergjegjesi ndaj ketij shteti sepse: Kam humbur dy vende te punes shkaku i pandemise dhe ndihme prej 260 eurove(dy here nga 130eurove) per afersisht 7 muaj nuk jane te bollshme. Andaj, do te bej tagg banken Kep, Ministrine e Kultures, Komunen e Prishtines,Keds dhe te gjitha keto sherbime qe nuk do te arrije te paguaje, i ftoj qe te merren vesh ndermjet vete sepse presioni psiqik qe me eshte bere me kane sjell ne ate nivel qe thjesht me NUK KAM ÇKA TE HUMB. Jam e revoltuar deri ne palce dhe sinqerisht heq dore nga ky shtet. Jam aktore e diplomuar dhe punoj ne gastronomi. Te dyja i humba, shkaku jush. I vetmi ishte Teatri AAB "Faruk Begolli" qe nuk hezitoj te me punesoje (pa pasur askend te njofshem) ne profesionin tim dhe te cilet i falenderoj. Kete vend pune e humba shkaku jush. Zoneclub qe me dha pune per vite me rradhe, poashtu u mbyll. Andaj kerkoj pergjegjesi per tatimin qe i kam jap ketij vendi perndryshe nuk jap asnje pergjegjesi se cka mund te ndodh. Ju falemnderit. #QEVERIAEKOSOVES #qeverikoti #kepbank #ministriaekulturës #komunaeprishtines #keds #ujesjellesirajo /Telegrafi/