Aktori Ian McKellen ka pësuar një incident pasi u rrëzua nga pjesa e përparme e një skene gjatë një shfaqjeje të hënën në mbrëmje në West End të Londrës.

McKellen, 85 vjeç, po performonte në një skenë beteje në "Player Kings", e cila bashkon dy nga dramat e Shekspirit, "Henry IV".


BBC raportoi se aktori lëndoi këmbën gjatë kohës kur ra, ndërsa u ndezën dritat në Teatrin Noël Coward.

Ai u dërgua në spital dhe performanca e mbrëmjes u anulua.

McKellen është një nga aktorët më të famshëm britanik, në skenë dhe ekran.

Screenshot 4 19 Ian McKellen

Ai luajti si Gandalf në trilogjinë origjinale të filmit "Lord of the Rings" dhe në disa filma X-Men si Magneto.

Ka interpretuar role në shumë shfaqje të Shekspirit për më shumë se gjashtë dekada, duke përfshirë si Hamlet, Richard II dhe King Lear.

Screenshot 5 24 Ian McKellen

Ai luan John Falstaff në "Player Kings", i cili filloi një seri 12-javore në ëest End në prill. /Telegrafi/