Aktori Anthony Hopkins zbulon sfidat që kishte me alkoolin: Mund të kisha vrarë dikë

Në një paraqitje të kohëve të fundit në podcast-in "The Interview" të New York Times, Anthony Hopkins, rrëfeu përvojën që e shtyu të përballej me alkoolizmin.
Ai kujtoi një incident me drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit në Kaliforni, kur kuptoi se mund të kishte vrarë veten ose dikë tjetër.
Ky moment, së bashku me një takim emocional në një festë në Beverly Hills ku ai pranoi se kishte nevojë për ndihmë, shënuan fillimin e shërimit të tij.

"Isha i dehur dhe po ngisja makinën këtu në Kaliforni nën ndikimin e alkoolit, nuk kisha idenë se ku po shkoja, kur kuptova se mund të kisha vrarë dikë. Ose veten time, gjë për të cilën nuk më interesonte", tha ai gjatë një paraqitjeje të shtunën në podcast-in "The Interview" të New York Times.
Ai shtoi: "Mund ta kisha vrarë familjen time në makinë, e dini. E kuptova që isha alkoolik dhe erdha në vete".
Gjatë një programi me 12 hapa në Los Angeles, Hopkins pati një përvojë shpirtërore kur dëgjoi një zë të brendshëm që i thoshte: "Tani mund të fillosh të jetosh".
"Dëshira ime për të pirë është zhdukur", tha Hopkins në një intervistë.
Ky moment ia zhduku përgjithmonë dëshirën për alkool.
Tani, në moshën 87 vjeçare, ka qenë i kthjellët për gati pesë dekada dhe është mirënjohës për jetën e tij, pavarësisht sfidave të saj. /Telegrafi/



























































