LAJMI I FUNDIT:

Aktiviteti fizik i shtatzënave: Cilat ushtrime janë të lejuara t’i praktikoni

Aktiviteti fizik i shtatzënave: Cilat ushtrime janë të lejuara t’i praktikoni

Ushtrimet gjatë shtatzënisë nuk janë e mirë vetëm për ju, por i ndihmon edhe bebes suaj që të jetë e shëndetshme

Prandaj është e dëshirueshme që rregullisht të ushtroni, nëse është çdo gjë në rregull me shëndetin tuaj, transmeton Telegrafi.


Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojë të zvogëloni dhembjen e shpinës, të mos shtoni peshë gjatë shtatzënisë dhe të ulni rrezikun nga diabeti gestacional dhe preeklampsia.

Natyrisht, praktikoni ushtrime të kujdesshme dhe dëgjojeni trupin tuaj.

Kështu ushtrohet drejt gjatë shtatzënisë:

Ngrini pesha më të vogla

Hulumtimet tregojnë që femrat të cilat kanë bërë ushtrime të forcës tri herë në javë kanë pasur shtypje të ulët gjaku dhe nuk kanë pasur diabet shtatzënie.

Kur të ngrini pesha assesi mos mbani frymën dhe mos ngrini pesha të rënda, sepse mund të krijojë shtypje shtesë në zonën e stomakut dhe komblikut.

Bëni të ashtuquajturin “Talk Test”

Shtatzënia krijon ndryshime në sistemin tuaj kardiovaskular, ashtu që ndjekja e shpejtësisë së rrahjes së zemrës me aparat nuk është mënyra më e mirë për vlerësim se sa mirë ushtroni.

Në vend të kësaj përdorni “Talk Testin” i cili detekton shpejtësinë me të cilën ushtroni.

Nëse ju është i nevojshëm më shumë se një minutë pas ushtrimit për të kapur frymën dhe për të rikthyer bisedën normale, me siguri nuk ushtroni drejt. Poenta është që krahas ushtrimit të mund të merrni frymë drejt dhe të bisedoni.

Ngadalë me ushtrimet e muskujve të barkut

Gjatë shtatzënisë, vërtet duhet shmangur ushtrimet e barkut – në të vërtetë, në ndonjë moment mund të jenë të dëmshëm.

Pas tremujorit të tretë rekomandohet të bëni galiç të cilët do të jenë krejtësisht të mjaftueshëm që të aktivizoni muskujt e barkut tuaj.

Edhe pse ushtrimet gjatë shtatzënisë janë të shëndetshme, të rekomandueshme, nëse ndieni dhembje në gjoks, keni marramendje, gjakrrjedhje vagjinale, tajitje lëngu amniotik, kontraktime të dhembshme, dhembje koke, dhembje të muskujve të cilat ndikojnë në ekuilibrin tuaj apo ënjtje, patjetër duhet të ndërprisni menjëherë ushtrimet dhe të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/