LAJMI I FUNDIT:

Aktivitetet e Rotaract Klubeve në Kosovë, shembull i vullnetarizmit për të rinjtë

Aktivitetet e Rotaract Klubeve në Kosovë, shembull i vullnetarizmit për të rinjtë

Nën ombrellën, mbikëqyrjen dhe mbështetjen financiare të Klubeve Rotary, funksionojnë edhe Klubet Rotaractore në kuadër të të cilave anëtarët janë të rinjtë nga mosha 18 deri në 30 vjeç.

Klubet Rotaract funksionojnë njëjtë sikur klubet Rotary, por aktivitetet e tyre janë të lidhura kryesisht me të rinjtë duke u krijuar hapësire për rrjetëzim dhe formësim të mirëfilltë.


Në mesin e të rinjve Rotaract në Kosovë është edhe Anda Hoxha nga Rotaract Klubi – Gjakova, e cila njëherë edhe është model për rinjtë sa i përket kontributit në komunitet. Anda, po ashtu është ambasadore e Nismës Fuqizimi i Vajzave në patronatin e Presidentit të Rotary International.

Hoxha tregon se të rinjtë e përfshirë në klubet Rotaract synojnë transformimin dhe filantropinë sociale përmes kontributit në komunitet dhe vullnetarizmit, ku individët e këtyre klubeve posedojnë energjinë, edukimin dhe përvojat e ndryshme profesionale.

“Ajo çfarë e bën një klub Rotaract të suksesshëm, është përfshirja e të rinjve energjik dhe ambicioz për të zbatuar projekte në komunitet. Përveç kësaj nevojitet planifikim në rritjen e anëtarësimit brenda klubit, në mënyrë që ndikimi në shoqëri të jetë më i madh. Inkurajimi që u bëhet të rinjve për t’ju bashkuar klubeve të Rotaract të cilat funksionojnë në komunitet, përfshin dhënien e kontributit përmes iniciativave vullnetare, lidhjes së miqësive me të rinj bashkëmoshatarë dhe promovimit të vlerave bazë të Rotary si entitet global, që janë: shërbimi, lidershipi dhe komuniteti”, shprehet Anda Hoxha, kryetare e Klubit Rotaract – Gjakova.

Struktura organizative e një klubi tipik Rotaract përfshin kryetarin/en e klubit, nënkryetarin/en, sekretarin/en, thesarmbajtësin dhe anëtarët. Kjo strukturë është e njëjtë me klubet Rotary, ku për pozitat menaxhuese kanë mandat 1 vjeçar. Kryesia ka mandat rotativ, duke shërbyer për një periudhë kalendarike 1 vjeçare dhe pas skadimit të këtij mandati, personit në pozitën e nënkryetarit/es i takon radha për të marrë rolin e kryetarit/es e kështu me radhë.

Ekipet e klubeve Rotaract në Republikën e Kosovës bashkëpunojnë mes tyre përmes iniciativave me ndikim social, koordinimeve dhe rrjetëzimeve të ndryshme përmes mbledhjes së fondeve, ngritjes së kapaciteteve përmes edukimit joformal dhe promovimit të vullnetarizmit, thuhet në njoftim.

Gjithsej në Kosovë janë aktive tetë klube Rotaract: pesë klube në Prishtinës, një në Gjakovë, një në Pejë, një në Gjilan dhe së shpejti një në Lipjan.

Anda, inkurajon të rinjtë nga e tërë Kosova të bashkëngjiten Rotaract klubeve për më shumë mundësi duke krijuar rrjet bashkëpunimi dhe miqsh përmes vullnetarizmit dhe shërbimit në komunitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori