Aktiviteti i prodhimtarisë në Eurozonë është rritur me një ritëm rekord në muajin maj.

Kështu thuhet në një sondazhi të publikuar këtë javë, që tregon se vrulli do të ishte edhe më i madh nëse s’do kishte ngërç në ofertë, që ka sjellë një rritje të madhe të kostove të inputit.

Ekonomia e bllokut evropian është goditur nga pandemia COVID-19 dhe shumica e qeverive janë detyruar të mbyllin pjesën më të madhe të industrisë mbizotëruese të shërbimeve.

Megjithatë, fabrikat kanë qëndruar të hapura dhe masat në shumë vende po fillojnë të hiqen.

Indeksi i PMI-së, që zhvillohet nëpërmjet mijëra sondazhesh drejt sektorit privat, tregoi një rritje në 63.1 pikë, nga 62 që ishte në prill, në nivelin më të lartë që kur nisën sondazhet në vitin 1997.

Një tregues që mat prodhimin, dhe shihet si një matës i mirë i gjendjes ekonomike, u zbut lehtë në 62.2 pikë, por çdo shifër sipër 50-së është pozitive.

Analistët thonë se rritja e prodhimit shton sinjalet se ekonomia do rimëkëmbet më fortë në tremujorin e dytë. Megjithatë, muaji maj pati vonesa rekord në furnizime, që po pengojnë rritjen e prodhimit dhe aftësinë e firmave për t’i bërë ballë kërkesës.

Ndërprerjet e shkaktuara nga pandemia botërore kanë lënë efekt gjigant në zinxhirët e furnizimit, duke bërë e kthyer tregun e lëndëve të para që i duhen fabrikave, në një treg të shitësve.

Treguesi i çmimeve të inputit u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Megjithatë, presionet inflacioniste mund të mirëpriten nga Banka Qendrore Evropiane, që ka vite që dështon të arrijë objektivin e inflacionit pavarësisht stimujve gjigantë monetarë. /Scan TV/