LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vepër penale “keqpërdorim i besimit”

Aktakuzë për vepër penale “keqpërdorim i besimit”

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.M, për veprën penale “keqpërdorim i besimit”, i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga 23 nëntor 2018.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2017 dhe më 16 nëntor 2018, i pandehuri, në cilësi të shitësit ambulant, në një kompani në Gjilan, me dashje dhe me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që duke shfrytëzuar autorizimin e dhënë për përfaqësimin e interesave pasurore të të dëmtuarit S.SH, ka tejkaluar autorizimet dhe paratë e arkëtuara nuk i ka deponuar por i ka përvetësuar për nevojat e tij, duke e dëmtuar të dëmtuarin në vlerë prej 1.973,69 euro.


Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata, që të pandehurit t’i shqiptohet sanksion penal,  i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, është kërkuar që të njëjtit t’i shqiptohet edhe dënim plotësues, me të cilin do të urdhërohej i pandehuri, që dëmtuarit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori