LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për pronarin e një auto-shkolle në Prizren dhe një kandidati për patentë shofer

Aktakuzë për pronarin e një auto-shkolle në Prizren dhe një kandidati për patentë shofer

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A., dhe B.S., për shkak të veprave penale, marrja e ryshfetit dhe veprën penale dhënia e ryshfetit.

Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017,  në cilësinë e personit zyrtar – instruktor dhe pronar i një auto shkolle, me seli në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shofer. H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S. gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe pronar i auto shkollës, me seli në Prizren me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve.

B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori