LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për personin që sulmoi policin në Gjakovë

Aktakuzë për personin që sulmoi policin në Gjakovë
Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet G.G., nga Gjakova, për veprën penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas aktakuzës më 12 mars në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Ismail Qemajli”, i pandehuri G.G., e sulmon zyrtarin policor E.K., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ku i dyshuari pasi kishte thyer xhamin e një lokali, policia kishte shkuar ta kontaktonte të dyshuarin, mirëpo i njëjti kishte filluar të bëhej agresiv, duke mos iu bindur urdhrave të policëve, ai është futur në një lokal dhe ka filluar të gjuaj me gjëra të forta zyrtarët, dhe të dëmtuarin e sulmon dhe e godet në këmbën e majtë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.


Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë.

Prokurori i rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori