Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj ish-drejtorit të Administratës në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër I.B., ish – Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 dhe 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, i akuzuari I.B., prej datës 13.05.2018 e deri me datën 22.05.2018, në Prizren, duke vepruar në cilësi të personit zyrtar – Drejtor i Administratës së Komunës së Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij, të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që, brenda periudhës kohore të cekur më lartë, bënë shpërndarjen e pasurisë jo financiare (Llaptop dhe çanta të llaptopëve) për asambleistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 copësh dhe në vërtetimin mbi pranimin e llaptopëve të nënshkruar nga asambleistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik, ashtu siç parasheh Ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe Rregullorja e Ministrisë së Financave për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, ndërsa për 3 laptopë të tjerë nuk ka prova se të njëjtët u janë shpërndarë personave për të cilat kanë qenë të destinuar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej rreth 19,350.00 euro”, thuhet në njoftimin për media.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri I.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik
Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251