LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për dy persona që rrahën për vdekje një preson

Aktakuzë për dy persona që rrahën për vdekje një preson
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., të cilët pas një fjalosje kishin sulmuar viktimën me inicialet D.M, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës, e që ka rezultuar me vdekje.

Sipas aktakuzës, me datë 07.04.2018 pas orës 02:00, në kafenenë “Vullkani” në fshatin Gjinovc – Komuna e Suharekës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., duke qenë në shoqëri me disa shokë dhe në gjendje të dehur, pas një fjalosje verbale vijnë deri te konflikti fizik me tashmë të ndjerin D.M.


“Të akuzuarit, e godasin të ndjerin me grushta dhe me mjete të forta në kokë, dhe si pasojë e goditjeve dhe e lëndimeve të marra, i ndjeri bie në gjendje kome. I ndjeri, pas tretmanit mjekësor dhe qëndrimit në QKUK në Prishtinë, vdes me datë 29.04.2018. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.S., dhe F.M., kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori