LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër tre personave që donin të shkonin në ISIS

Aktakuzë kundër tre personave që donin të shkonin në ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve T.I, I.Z dhe N.Z, për vepër penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë zhvillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale, është vërtetuar fakti se të pandehurit, së pari janë marrë vesh që të takohen te Stacioni i autobusëve në Prishtinë, me qëllim që të udhëtojnë për në aeroportin e Shkupit në Maqedoni, e pastaj nga ai aeroport të fluturojnë në aeroportin e Stambollit në Turqi, për të udhëtuar për në shtetin e Sirisë, për t’ iu bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.


Të pandehurit, kur kanë arritur në aeroportin e Stambollit, i kanë ndaluar autoritetet e Turqisë dhe pasi që kanë dyshuar se të njëjtit do të udhëtojnë për në Siri,  i kanë kthyer prapa përmes aeroportit të Shkupit ku të njëjtit përmes pikës kufitare në Han të Elezit kanë hyrë në Kosovë ku dhe janë ndaluara nga Policia e Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori