LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër tre personave në Prizren, futën ilegalisht telefona mobil dhe kamera sigurie

Aktakuzë kundër tre personave në Prizren, futën ilegalisht telefona mobil dhe kamera sigurie

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.E, Y.E dhe R.E., për shmangie nga pagesat doganore.

Sipas kësaj prokurorie të njëjtit kishin futur ilegalisht në Kosovë mallra të ndryshme, si telefona mobil dhe kamera sigurie.


“Sipas aktakuzës, prej datës së pavërtetuar deri më datë 02.02.2022, në Prizren, të pandehurit S.E., Y.E., dhe R.E., duke vepruar në bashkëveprim, në lokalet e tyre N.T.  E.T., D.P.T. S.T. dhe G.S., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete iu shmangen pagesës së tarifave doganore, kryejnë bartjen e mallrave të ndryshme si: telefona mobil të markave të ndryshme, Usb, Sony Playstation, Hard Disk, kamera sigurie, orë dhe pjesë të telefonave, të cilat mallra i kanë futur në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, duke iu shmangur deklarimit në Doganën e Kosovës, e të cilat mallra më pas i fshehin në lokacione në ndryshme”.

Prokuroria njofton po ashtu se të njëjtit pas këtyre veprimeve e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës, në vlerë prej 17, 028.50 eurosh.

“Pastaj, këto mallra ia shesin tregtarëve të ndryshëm në qytete të ndryshme të Kosovës, duke përfituar shuma të konsiderueshme materiale në vlerë të parave, me të cilat veprime kanë bërë shmangie nga pagesat e detyrueshme doganore dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej 17,028.50 euro (shtatëmbëdhjetëmijë e njëzetetetë euro e pesëdhjetë cent)”, thuhet në njoftimin e PTH në Prizren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori