LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova, ish-nënkryetarit të komunës dhe zyrtarit të gjeodezisë

Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugova, ish-nënkryetarit të komunës dhe zyrtarit të gjeodezisë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të Komunës se Istogut, Haki Rugova, për veprën penale “Konflikt interesit”.

Po ashtu aktakuzë edhe për ish-nënkryetarin të komunës se Istogut, L.B., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, si dhe ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, I.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.


Sipas aktakuzë,  Haki Rugova, si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtojë veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin L.B., ta nënshkruajë kontratën për kryetarin.

I pandehuri L.B., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit H.R.

Siç bën të ditur prokuroria, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë./Telegrafi/