LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër 15 personave për vepra penale që ndërlidhen me falsifikim të dokumenteve dhe krime financiare

Aktakuzë kundër 15 personave për vepra penale që ndërlidhen me falsifikim të dokumenteve dhe krime financiare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër 15 të pandehurve për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”,  “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Shmangia nga Tatimi”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Prokuroria Speciale.

“Të akuzuarit janë: N.L, B.A, A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S. Në periudhën kohore nga mesi i vitit 2018 e deri më 05.07.2019, në vazhdimësi janë përfshirë në aktivitetin kriminal të poshtëshënuar, ku i pandehuri N.L. duke vepruar si i vetëm, e në disa raste pas marrëveshjes paraprake në bashkëkryerje me të pandehurin B.A”, thuhet në komunikatë.


Kjo sipas komunikatës është bërë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material për veti, me anë të programit kompjuterik “Corel Draë”.

“Me pajisje të sofistikuara fillimisht përpilonin dokumente publike të falsifikuara dhe të njëjtat më pas edhe pse e kanë ditur se nuk janë të vërteta u kanë siguruar dhe shitur personave të ndryshëm, më saktë tani të pandehurve: A.K, B.R, B.A, B.Z, B.R, E.P, E.G, F.H, T.V, SH.R, A.H, M.H, dhe H.S, ku për të pandehurit e lartcekur janë siguruar prova nga të cilat vërtetohet se të njëjtit kanë aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane në Shkup, të cilat të dhëna pas verifikimit dhe krahasimit janë vërtetuar se janë të falsifikuara dhe nuk korrespondojnë me të dhënat reale përkatëse”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se tani i pandehuri N.L. ka deponuar mjete financiare në llogaritë përkatëse në bankat afariste të Kosovës, e pastaj ka realizuar si transferuare, tërheqje kesh, përshkrimi pagesë për mall në kompani të ndryshme.

“Në rastin konkret i pandehuri i lartcekur me qëllim është munduar të fshehë apo të i shmanget, në tërësi, pagesës së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera që kërkohen me ligj, duke mos i përfshirë të dhënat lidhur me të ardhurat e tij, pasurinë e tij, gjendjen ekonomike dhe fakte të tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve të tilla, ku i pandehuri N.L. nga qarkullimi i përgjithshëm bankar në periudhën kohore 2014-2019 me bizneset e tij të potencuara në aktakuzë, e që nënkupton shumën e parave sipas të dhënave të gjetura lidhur me deponimet, transferet dhe importet e realizuara nga këto subjekte afariste, gjegjësisht shmangie të përgjithshme në TVSH dhe TAK në shumë prej 964,778.77 €, euro, me ç ‘rast i njëjti nuk i përfshin këto informata lidhur me të ardhurat e tij dhe në këtë mënyrë dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në aktakuzë i është propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori